Please enter at least 3 characters.

Wenger: Arsenali lufton për titull edhe me këtë përbërje

2016/01/wenger-arsenali-lufton-p-euml-r-titull-edhe-me-k-euml-t-euml-p-euml-rb-euml-rje_hd.jpg

Arsenali ka sjellë vetëm Petr Cech nga Chelsea këtë verë dhe, derisa Wenger kërkon të sjellë edhe përforcime të reja, ai thotë se edhe me këtë përbërje Topçinjtë mund të luftojnë për titull.

“Nuk e mbylli derën nëse ne gjejmë ndonjë lojtar që mund ta përforcojë skuadrën”, ka thënë Wenger, transmeton Telegrafi. “Ne tashmë e kemi përforcuar ekipin, por besoj se pjesë e suksesit të skuadrës është edhe niveli i kohezionit”.

“Besoj se ne kemi kualitet dhe puna është se sa shumë mund të jemi të fuqishëm së bashku. Në fund të sezonit të kaluar ne ecëm përpara, por ende nuk është e mjaftueshme”.

“Ne duhet të përmirësohemi edhe në para-sezon. Ne duhet të ecim së bashku, që për mua është më e rëndësishme se sa të ëndërroj për ndonjë lojtar që bën mrekullinë, që fiton gjithçka për ju”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/