Please enter at least 3 characters.

Weigl pëlqehet nga tre gjigantë evropianë

2018/11/weigl.jpg

Julian Weigl ka përfunduar në radarin e skuadrave të mëdha evropiane, të cilët e duan gjatë afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman ka hasur në vështirësi në këtë fillim sezoni me skuadrën e Borussia Dortmundit.

Por, paraqitjet e tij të mira tash e disa vite e kanë bërë emrin e tij atraktiv gjithandej Evropës.

Sipas mediumit italian Calciomercato, ylli i Dortmundit pëlqehet shumë nga Juventusi, Roma dhe Paris Saint-Germain.

Juventusi dhe Roma janë duke e monitoruar situatën e tyre dhe shpresojnë ta transferojnë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në anën tjetër në garë është edhe gjiganti i Ligue 1, PSG, të cilët e duan po ashtu në afatin e ardhshëm kalimtar.

PSG mendohet se është në përparësi shkaku se trajneri Thomas Tuchel ka punuar më parë me Weigl te Dortmundi.

Megjithatë, transferimi i gjermanit nuk do të jetë i lehtë pasi çmimi i tij mendohet të jetë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/