Walker viziton Reçakun
Walker theksoi se po viziton Reçakun me familje, pasi që dëshiron t’i tregojë atyre se çfarë lidhje personale ka me këtë fshat. Ai kujtoi ditët e 16 janarit të vitit 1999, kur në këtë fshat janë masakruar më shumë se 40 burra, pleq e fëmijë, duke thënë se ajo që ndodhi është e pa imagjinueshme dhe se nuk mund të shprehë atë që ndjen.
Kryetari i Shtimës, Naim Ismajli, ka thënë se sa herë që fshati dhe komuna e Shtimës vizitohet nga Walker, qytetarët kanë emocione të përziera, pasi që ai me guximin dhe moralin e tij tregoi se ky është një krim dhe se ndryshoi qasjen ndërkombëtare ndaj Kosovës. Ndërkohë, përfaqësuesi i fshatit Reçak, Agim Kamberi tha se ashtu siç lanë trashëgimi lirinë dëshmorët dhe martirët, qytetarët e kësaj komune janë të nderuar kur shohin se të bërat e ish ambasadorit Walker kanë ndihmuar që Kosova të jetë e lirë. /rtv21/telegrafi/


