Please enter at least 3 characters.

VV: Halim Halimi pengooi takimin me qytetarë të Lagjes Mati

2016/01/vv-pengohet-takimi-me-qytetar-euml-t-euml-lagjes-mati-nga-halim-halimi_hd.jpg

Me gjithë marrjen e lejes nga drejtoria e shkollës, leje kjo e aprovuar edhe nga KKZ në Prishtinë, gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës, Halim Halimi i ka bërë presion të drejtpërdrejtë drejtorit të shkollës që të mos e hapë objektin për aktivitetin e kësaj lëvizje.

“Me gjithë presionin dhe sabotazhin që pushteti komunal në ikje po mundohet ta bëjë, nëpërmjet zyrtarëve të saj dhe duke shfrytëzuar padrejtësisht organet komunale, Lëvizja Vetëvendosje nuk u zmbraps dhe takimin me qytetarë e mbajti para objektit shkollor”, thuhet në këtë njoftim.

Krejtësisht në fund thuhet se VV reagon ashpër ndaj këtij presioni partiak nga zyrtarë të LDK-së, që tregon hapur shantazhin dhe mënyrën e qeverisjes së kësaj partie në komunën e Prishtinës. /Telegrafi/