Please enter at least 3 characters.

Vuçiq: Maqedonia e Veriut ka më shumë vdekje se Serbia nga COVID-19, ndërsa është vend më i vogël

2020/10/Aleksandar-Vucic.jpg
238:"Serbia`s Prime Minister Aleksandar Vucic speaks at the press conference after meeting with European Commissioner for Humanitarian Aid and Crisis Management Christos Stylianides in Belgrade, January, 15. 2016. AFP PHOTO / OLIVER BUNIC
12:"OLIVER BUNIC

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Nish, duke iu përgjigjur kritikave nga ekspertët se sistemi shëndetësor mund të shembet në çdo moment, bëri një krahasim midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 është më i lartë në Maqedoni sesa në Serbi, duke pasur parasysh se fqiu i tyre jugor është është një vend shumë më i vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Kroacia, e cila është 1.8 herë më e vogël, ka më shumë vdekje. Mali i Zi ka 480, është sikur ne të kemi 4.800, jo 1.500 vdekje. Bullgaria, Hungaria, Rumania gjithashtu kanë më shumë. Kjo është një sëmundje serioze dhe sistemi ynë po e lufton atë", tha Vuçiq.

Ndryshe, në Maqedoni numri i përgjithshëm i vdekjeve nga coronavirusi është 1731./Telegrafi/