Please enter at least 3 characters.

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur vetura e autorëve

A2 CNN ka siguruar pamjet e automjetit të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.

Sakaq gazetarja e A2 CNN, Belinda Ruçaj referuar burimeve pranë policisë së Elbasanit, raporton se dyshohet që në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona. /Telegrafi/