Vrasësit hapin zjarr dhe vrasin tetë persona në depon e birrës në Meksikë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës
Të paktën tetë persona janë ekzekutuar, pasi persona të armatosur me pushkë automatike hapën zjarr mbi një depo të birrës në Meksikë.
Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin vrasësit duke shtënë nga afërsi, dhe qëlluan të gjithë personat që qëndronin pranë depos së birrës në Huitzilac të Mexico City, transmeton Telegrafi.
Një person tjetër shihet duke vrapuar brenda depos kur ata sulmohen, e vrasësit vazhdojnë të shtien me armë për 17 sekonda dhe krejt në fund largohen nga vendi i ngjarjes me dy vetura.
Katër burra janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes derisa katër tjetër u dërguan në spitalet e komunës së Cuernavaca, ku nuk i mbijetuan plagëve ka njoftuar zyra e kryeprokurorit.
Deri më tani nuk është arrestuar askush dhe nuk ka të dyshuar në listën e policisë meksikane. /Telegrafi/


