Please enter at least 3 characters.

Vokrri i raporton ministrit Shala për aplikim në UEFA dhe takimin me Platinin

2016/01/vokrri-i-raporton-ministrit-shala-p-euml-r-aplikim-n-euml-uefa-dhe-takimin-me-platinin_hd.jpg

Krerët e Federatës se Futbollit të Kosovës, të hënën që lamë pas, zhvilluan një takim me kreun e UEFA-së, Michel Platinin, ku FFK edhe zyrtarisht aplikoi për pranim në shtëpinë e futbollit evropian.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, të mërkurën ka pritur në takim kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

I pari i FFK-së e njoftoi ministrin për aplikimin për pranim në Unionin e Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe për takimin që ka pasur me të parin e saj, Michel Platini.

“Me Platinin kemi diskutuar për gjendjen e futbollit në Kosovë, ku Platini premtoi që viti 2016 do të jetë përfundimi i një izolimi për futbollin kosovar. Kjo do të shënojë një hap të rëndësishëm për futbollistët tanë si dhe do të ndikojë në kultivimin e mëtutjeshëm të futbollit në vendin tonë dhe në motivimin për ngritjen e cilësisë në çdo aspekt”, ka thënë Vokrri.

Gjithashtu, në takimin Shala-Vokrri u diskutua edhe për investimet në infrastrukturë në sport, të cilat janë prioritet i MKRS-së, për ngritjen e kapaciteteve profesionale të federatës, me theks, në ndërtimin e rinovimin e stadiumeve, si dhe punën me gjeneratat e reja, transmeton Kosovapress.

Ministri Shala po ashtu e theksoi se prioritet mbetet përgatitja e jonë si vend që të jemi pjesëmarrës por edhe garues cilësor në ngjarjet e ardhshme që e presin Kosovën në sferën e futbollit. /Telegrafi/