Vokrri e Salihu e pritën Ermir Lenjanin
27/12/2014
Me këtë rast, kryetari Vokrri e përgëzoi futbollistin e St. Gallenit për një vit të suksesshëm si në klubin zviceran, ashtu edhe në kombëtaren shqiptare, transmeton Tribuna.
Në anën tjetër, Lenjani u shpreh i nderuar për pritjen që ia bënë drejtuesit e FFK-së dhe uroj që 2015-ta të jetë viti kur futbolli kosovar përfundimisht do të thyejë të gjitha barrierat dhe të bëhet pjesë e familjes evropiane dhe botërore.
Ai u shpreh i lumtur që Përfaqësuesja e Kosovës gjatë vitit 2014 zhvilloi ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe i uroj suksese të mëtutjeshme krerëve të FFK-së. /Telegrafi/


