Please enter at least 3 characters.

VLEN: Me ligjet e reja, shteti godet ekonominë gri dhe mbështet fuqishëm ekonominë formale

2024/03/vlen-llogo.jpg
2024/03/vlen-llogo.jpg

Koalicioni VLEN përshëndet miratimin e ligjeve të reja reformuese, të cilat sipas tyre po shënojnë një kthesë të madhe dhe vendimtare në luftën kundër ekonomisë gri dhe në ndërtimin e një ekonomie të fortë, të drejtë dhe plotësisht formale në vend.

"Me udhëheqjen e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, Qeveria po dëshmon vendosmëri të qartë për të vendosur rregull, transparencë dhe siguri në tregun e punës. Ligji për Angazhimin me Punë të Personave, që hyn në fuqi nga 1 janari 2026, përfaqëson një reformë thelbësore dhe moderne, duke krijuar kushte reale për nxjerrjen e mijëra qytetarëve nga informaliteti. Ky ligjpritetformalizojëmbi 17.000 persona, veçanërishtsektorëtkuekonomiagri ka qenë e theksuar, sibujqësiadheturizmi, duke garantuarpagesëdrejtë, kontributerregulltadhembrojtjeligjorepërpunëtorët, sidheprocedurathjeshtuaradheefikasepërpunëdhënësit", thonë nga VLEN.

Ata shtojnë se në të njëjtën kohë, Ligji për Mbështetjen Financiare të Investimeve forcon ekonominë formale përmes stimulimit të investimeve, hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.

VLEN vlerëson se ky kombinim ligjesh është një reformë e guximshme, vizionare dhe transformuese, që krijon klimë të drejtë afariste, shtet funksional dhe perspektivë të sigurt për qytetarët.