Please enter at least 3 characters.

Vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Malishevë

2019/01/vjedhje-e-rende_1495802256-8465675-780x439.jpg

Një person ka raportuar se persona të panjohur në shtëpinë  e tij kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:10, në Malishevë.

Siç thuhet në raport, personat e panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij si dhe rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kane vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/