Please enter at least 3 characters.

Visar Bekaj pas debutimit me Kosovën: Pritjes i erdhi fundi

2021/06/186540307_831824024124411_6534979915624221264_n.jpg

Visar Bekaj më në fund ka debutuar te Kosova.

Portieri shqiptar që mbron ngjyrat e Dardanëve bëri debutimin në fitoren 2-1 ndaj Maltës të premten mbrëma.

Bekaj që grumbullohet që disa vite me radhë, është shprehur tejet krenar që më në fund i erdhi mundësia të debutonte me fanellën e Kosovës.

"I nderuar dhe krenar për debutimin zyrtar me fanellën e Kosovës. Pritjes i erdhi fundi, gjersa durimi e përkushtimi u shpërblyen! Emocion e dashuri - Kosova!", ka shkruar Bekaj ne Facebook.

Portieri aktualisht është pjesë e Tiranës në elitën e futbollit në Shqipëri, e që vlerësohet si njëri ndër portierët më të mirë shqiptarë. /Telegrafi/