Please enter at least 3 characters.

Veteranët ende pa përgjigje për propozimin e Kurtit

2020/07/organizata-OVL-UCK-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nuk i kanë diskutuar ende dy propozimet e dërguara nga kryeministri Albin Kurti e të cilat flasin për përfshirjen ose jo në ligjin për pagën minimale të kësaj kategorie. Kjo organizat po e quan ndërhyrje në procsin gjyqësorë verifikimin e listave të veteranëve dhe krijimin e një ligji të ri.

“ Po unë kom pas dy takime më Kryeministrin Kurti ma herët dhe e kemi diskuar riverifikimin e veteranëve por deri më tash s’kemi asgjë konkrete. Ne jemi të vendosur që të zbatohet ligji në fuqi dhe veteranet e luftës të trajtohen për paga mbi këtë ligj”, ka thënë Qeriqi.

Kundër propozimit të Kryeministrit Albin Kurti, janë shprehur edhe partitë opozitare.

Sipas Pal Lekajt nga AAK-ë, propozimi i bërë është injorancë ndaj atyre që sakrifikuan edhe jetën për liri.

“Kjo është injoranca më e madhe që i bëhet veteranëve që falë tyre dhe sakrificës ne e gëzojmë lirinë dhe kjo shkresë është për tu çuditur. Zoti Kurti nuk po do me krye punë pasi e di që procesi është në Gjykatë, por kjo është për të fituar kohë dhe është një injorancë ndaj vlerave të luftës”, ka deklaruar Lekaj.

Gjatë muajit qershor, qindra veteranë të UÇK-së, kanë protestuar para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësinë me miratimin në lexim të parë të ligjit që e përjashton kategorinë e tyre nga rritja e pagës minimale./RTV Dukagjini/