Please enter at least 3 characters.

Vetaksident në rrugën Pejë-Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:40.

“Sot rreth orës 14:40 është raportuar një vetaksident në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë. Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë trajtim mjekësor”, deklaroi Krasniqi.

Ajo shtoi se njësitet e trafikut rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij vetaksidenti”, tha Krasniqi për Telegrafin.

Shkaqet që çuan deri te aksidenti nuk janë bërë ende të ditura. /Telegrafi/