Please enter at least 3 characters.

Vesa Luma bën dedikimin prekës në përvjetorin e vdekjes së babait: Do të jesh përgjithmonë në zemrën time

2022/02/vesaluma_254065531_260933889337394_3738659680091460769_n-e1645451643754.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma është mjaft aktive në rrjetet sociale përmes të cilave iu qëndron afër fansave të saj të shumtë.

Luma sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, por këtë herë ajo ka bërë një postim që i dedikohej një personi të saj të shtrenjtë.

Këngëtarja e hitit “Jemi dhe S’jem” ka bërë një dedikimi prekës për të atin e ndjerë me një shkrim në InstaStory.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Ajo ka kujtuar babin në 20 vjetorin e vdekjes së tij, teksa thotë se i kujton akoma këshillat dhe dashurin e tij.

“Na mungon babai. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshill, mbështetje e dashuri që kemi marr prej teje! Jam me fat e krenare të jem çika jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”, ka shkruar Vesa.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Ndërkohë, kujtojmë që Vesa prej vitesh është zhvendosur në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta dhe djalin e tyre.

Ndërsa, ndonëse ka vite që është shkëputur nga skena e muzikës duke iu përkushtuar familjes dhe jetës private, Vesa mbetet ndër emrat më të dashur të estradës. /Telegrafi/