Vendos goli i Dobvyk, Roma merr pikët e plota ndaj Lecces
Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Lecces në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Në minutën e 21-të mysafirët patën një mundësi të artë shënimi, por goditjen e fuqishem të Manu Kones e priti portieri vendas.
Rasti i parë për Leccen erdhi në minutën e 36-të kur Antonino Gallo kërcënoi portën mirëpo u ndal nga portiere Svilar.
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë Lorenzo Pellegrini shpërdoroi një rast të pastër shënimi duke goditur mbi traversë.
Në minutën e 67-të Artem Dobvyk bëri një goditje të mirë me të parën por sërish u ndal nga portieri i Lecces.
Megjithatë në tentimin e dytë, reprezentuesi ukrainas ishte i suksesshëm duke shënuar për t’i dhënë pikët e plota ekipit të tij.
Dobvyk realizoi për 1-0 në minutën e 80-të pas një super goditje brenda zonës duke mos i lënë kësaj radhe asnjë mundësi portierit vendas që të reagojë.
Me këtë fitore Roma ngjitet për momentin në pozitën e gjashtë në tabelë me 52 pikë të grumbulluara./Telegrafi/


