Please enter at least 3 characters.

Vendimi drastik i yllit të UFC-së, Mike Perry shkarkon të gjithë trajnerët dhe i zëvendëson me të dashurën

2020/05/Mikeperry-e1590390524553.jpg

Luftëtari i UFC-së, Mike Perry, ka vendosur që t’i zëvendësojë të gjithë trajnerët në këndin e tij vetëm me të dashurën.

Konkurruesi në kategorinë e peshave të mesme ka vendosur t’i ndryshojë gjërat ndërkohë që përpiqet të dalë nga forma e keqe.

Pas tri humbjeve në katër meçet e fundit amerikani 28-vjeçar ka vendosur ta ndryshojë taktikën.

Ai ka ndërmarrë veprime taktike duke e shkarkuar gjithë ekipin e tij duke thënë se nuk ia vlen t’i dëgjojë këshillat e njerëzve që garojnë dhe se i nevojitet një person që e mbështet në këndin e tij dhe ajo është Latory Gonzalez.

“E dashura ime, vetëm ajo. Nëse jo, ajo dhe shoqja e saj. Nuk po e dëgjoj asnjë trajner që thonë gjëra që nuk do të bëjnë ata. Duan që të jetë kështu apo ashtu, ndërsa del krejtësisht ndryshe”, ka deklaruar Perry për MMA Junkie. /Telegrafi/