Please enter at least 3 characters.

Vdes punonjësi i grumbullimi të mbetjeve, ishte duke punuar pranë kampit të muxhahedinëve në Durrës

2022/06/62999de5b66e5policia-vlore-1.jpg

Një punonjës i grumbullimit të mbetjeve ka ndërruar jetë në spital, pasi gjatë punës ka dëmtuar rëndë dorën.

Sipas Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur në Manzë, pranë kampit të muxhahedinëve iranianë.

64-vjeçari, i identifikuar me inicialet Sh.C., banues në Sukth, duke grumbulluar mbeturinat me makinën e pastrimit, te kampi MEK, aksidentalisht ka dëmtuar rëndë dorën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/