Vdes një person, ishte aksidentuar ditë më parë në autostradë
Foto: Ilustrim
12/06/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një person, i cili ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv si pasojë e një vet-aksidenti trafiku.
Aksidenti kishte ndodhur më 6 qershor.
“Autostrada Mazgit–Fushë Kosovë, KM 87 / 06.06.2026 – 17:52. Është raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë viktima që ka qenë duke u trajtuar në mjekim intensiv si pasojë e një vet-aksidenti trafiku që ka ndodhur më 06.06.2026”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/


