Please enter at least 3 characters.

​Vdes një 79 vjeçar në Entin Special Mental në Ferizaj

2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-89-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një person ka vdekur në Entin Special Mental në Ferizaj, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Qazim Reka, zëdhënës i policisë rajonale për Ferizaj, ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:20.

“Sot rreth orës 10:20 jemi informuar se në Entin Special Mental Ferizaj, personi B.K. (79), me të meta mentale, ka vdekur në mënyrë natyrale. Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rast hetimi mbi vdekje”, tha ai.