Please enter at least 3 characters.

Vdes në moshë 26 vjeçare boksieri skocez Connor Law

2019/06/cononor-e1559607993888.jpg

Kampioni i trefishtë skocez i boksit, Connor Law, ka vdekur të hënën, ndërsa nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i tij, Glenrothes Boxing Club, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Connor ishte një prej boksierëve më të talentuar me një të ardhme të ndritur përpara. Ai ishte njëherësh një xhentëlmen i vërtetë brenda dhe jashtë ringut”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit.

Nderime ka bërë edhe Federata e Boksit të Skocisë duke e ngushëlluar familjen dhe miqtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Trajneri skocez i boksit, Gary Young, e ka shpërndarë një fotografi të Law në Instagram duke shkruar se kishte marrë një lajm të hidhur, ndërsa ka folur me lëvdata për boksierin e ndjerë. /Telegrafi/