Please enter at least 3 characters.

Vdes ish-shefi i OKB-së, Javier Perez de Cuellar

2020/03/AP_9112120374.jpg
410:"U.N. Secretary General Javier Perez de Cuellar is awarded the Medal of Freedom at the White House in Washington on Thursday, Dec. 12, 1991 by U.S. President and Mrs. George H. Bush for his efforts in obtaining the release of American hostages. The medal is the nation's highest civilian honor. Special U.N. envoy Giandomenico Picco also received a special award for exceptional service. (AP Photo/Jerome Delay)
16:"ASSOCIATED PRESS

Ish-shefi i Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar, i cili ndihmoi ndërmjetësimin e armëpushimin në luftën Iran-Irak, ka vdekur në Peru, në moshën 100 vjeç, tha djali i tij më 5 mars.

Perez de Cuellar shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nga 1981 deri më 1991.

Ai udhëhoqi OKB-në gjatë periudhës kur ndodhi lufta tetëvjeçare midis Iranit dhe Irakut, si dhe lufta civile në El Salvador, përcjell rel.

Ai ishte president i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga 1973 deri më 1974 dhe ishte përfaqësues i përhershëm i OKB-së në Qipro nga 1975 deri në 1977.

Shefi aktual i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, më 19 janar, kur Javier de Cuellar, shënonte ditëlindjes e 100-të, shkroi në rrjetin social Twitter, për kontributin dhe arritjet e tij.

“Ne në Kombet e Bashkuara udhëhiqemi me shembullin e tij dhe jemi shumë mirënjohës për kontributet dhe arritjet e tij të shumta si Sekretar i Përgjithshëm".