Please enter at least 3 characters.

Vazhdon debati publik për Ligjin për Prokurorinë Publike

2020/01/prokuroria-publike-MK.png

Debati publik për Ligjin për Prokurorinë Publike vazhdon sot në Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Ekspertët dje, në ditën e parë të debatit shprehën mendimet dhe vërejtjet e tyre për tekstin e propozuar dhe pritet që një pjesë e tyre të gjenden në tekstin e ligjit i cili së pari duhet të dorëzohet në procedurë kuvendore.

Sipas shumicës së tyre Ligji për Prokurorinë Publike është i nevojshëm dhe ai duhet të miratohet nga Kuvendi.

Teksti i propozuar, që paraprakisht ishte dorëzuar deri te pjesëmarrësit në debat, e shpjegoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska e cila pret që nga debati të dalë përgjigje për zgjidhjen e disa çështjeve të cilat janë, siç tha, “pengesë” për miratimin e ligjit.