Vazhdojnë sanksionet për Abramovich, tani rusi skualifikohet nga Liga Premier
12/03/2022
Vazhdojnë sanksionet ndaj pronarit të Chelseat Roman Abramovich në Angli.
Pas qeverisë së Britanisë së Madhe, tani miliarderi rus është pezulluar edhe nga Liga Premier.
Ka qenë faqja zyrtare e Ligës Premier në Twitter që ka njoftuar se kanë skualifikuar pronarin e Chelseat.
"Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, bordi i Premier League ka skualifikuar Roman Abramovich si drejtor i klubit të futbollit Chelsea".
"Vendimi i bordit nuk ndikon në aftësinë e klubit për të stërvitur dhe luajtur ndeshjet, siç përcaktohet në kushtet e një licence të lëshuar nga Qeveria e cila skadon më 31 maj 2022", thuhet në njoftimin nga Liga Premier.
Qeveria angleze i ka dhënë 10 ditë kohë miliarderit rus që ta shes Chelsean. /Telegrafi/


