Please enter at least 3 characters.

Varane i pakënaqur, do largimin nga Reali - ja kush e kërkon

2016/03/varane.jpg

Real Madridi mund të humbë shërbimet e mbrojtësit Raphael Varane gjatë verës.
Sipas “Le 10 Sport”, qendërmbrojtësi është i nervozuar që nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane për t’u paraqitur në ekipin e parë.

Ky lajm vjen pas raportimeve se trajneri i ri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, ka shprehur interesim për 22-vjeçarin francez.

Në garë për shërbimet e tij është edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/