Please enter at least 3 characters.

Van Dijk shpallet 'Lojtari i vitit' në Angli

2019/04/Van-Dijk.jpg
247:"CARDIFF, WALES - APRIL 21: Liverpool defender Virgil van Dijk looks on during the Premier League match between Cardiff City and Liverpool FC at Cardiff City Stadium on April 21, 2019 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Virgil van Dijk është shpallur 'Lojtari i vitit' në Angli i zgjedhur nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Holandezi është një nga më meritorët që Liverpooli është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe është në luftë kokë me kokë me Manchester Cityn për titullin në Ligën Premier.

27-vjeçari iu bashkua skuadrës së Jurgen Klopp në janarin e 2018 nga Southamptoni për 75 milionë funte (86,93 milionë euro) dhe që nga ndeshja e parë ai ka treguar se çdo cent që është dhënë për ata ia ka vlejtur.

Van Dijk jo vetëm që ka stabilizuar mbrojtjen dukshëm që nga ardhja e tij, por është shndërruar në një lider të skuadrës duke i dhënë të gjithëve motiv për të dhënë më të mirën nga vetja.

Në listën e ngushtë për të fituar këtë çmim ishin edhe Raheem Sterling, Sadio Mane, Eden Hazard, Sergio Aguero dhe Bernardo Silva.

Kjo arritje nga lojtar i Liverpoolit ndodh për të tetën herë, më herët e kanë fituar edhe Mohamed Salah, Luis Suarez, Steven Gerrard, John Barnes, Ian Rush, Kenny Daglish dhe Terry McDermott. /Telegrafi/