Please enter at least 3 characters.

Valtteri Bottas fiton garën e parë të Formula 1 në Australi

2019/03/ValtteriBottas.jpg
264:"MELBOURNE, AUSTRALIA - MARCH 17: Race winner Valtteri Bottas of Finland and Mercedes GP celebrates on the podium during the F1 Grand Prix of Australia at Melbourne Grand Prix Circuit on March 17, 2019 in Melbourne, Australia. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Valtteri Bottas ësht fituesi i garës së parë sezonale në Botërorin e Formula 1 në Australi. piloti finlandez i Mercedes dominoi në pistën e Melbourne gjatë gjithë kohës dhe arriti të regjistrojë edhe xhiron më të shpejtë që me rregulloren e re i jep një pikë shtesë në klasifikimin për pilotë.

Çmimi i Madh i Australisë nisi me Lewis Hamilton në 'pole position', por britaniku u befasua nga Bottas në nisje pasi u parakalua prej finlandezit të cilit nuk mundi dot t’i kundërpërgjigjej duke e mbyllur kështu garën në vendin e dytë, ndërkohë që u ngjit në podium edhe piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Ferrari bëri një garë opake me Kokëkuqen Italiane që nuk ishte kurrë në luftë për fitoren e garës, transmeton Top Channel.

Të dy pilotët e kësaj skuadre, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerk ishin larg Mercedes duke mos arritur të ngjiteshin në podium dhe e mbyllën Çmimin e Madh të Australisë respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Renditja e garës vijon me vendin e gjashtë të pilotit të Haas, Magnussen, i ndjekur nga Hulkenberg në të shtatin. Mjaft mirë u paraqit edhe Raikkonen me Alfa Romeo me finlandezin u pozicionua në vendin e tetë.

Paraqitje pozitive patën e Lance Stroll e Daniil Kvyat që arritën të hyjnë në zonën e pikëve. Robert Kubica që u rikthye në Botërorin e F1, u rendit i fundit me Williamsin e tij me tri xhiro prapa fituesit.