Please enter at least 3 characters.

Valon Berisha sërish probleme me lëndime, nuk stërvit me Lazion

2018/10/valoni.jpg

Valon Berisha ka shkëlqyer në fitoren e fundit të skuadrës së Lazios.

Kjo e fundit triumfoi kundër Parmës me rezultat prej 2-0, ku shqiptari ishte protagonist në triumf duke nxjerrë një penalti.

Megjithëse u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë, mesfushori sërish ka probleme me lëndime pas shërimit.

Lojtari gjatë ditës së djeshme nuk ka stërvitur me skuadrën shkruan e përditshmja sportive italiane, Gazetta dello Sport.

Kjo ka bërë që të vihet në dyshim paraqitja e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës kundër Marseille në kuadër të Ligës së Evropës.

Nëse ia del të rikuperohet në kohë, ai pritet të luajë nga minuta e parë kundër francezëve të enjten me fillim në ora 21:00.

Ndryshe, Berisha është transferuar gjatë verës te skuadra italiane pas këmbënguljes së drejtorit sportiv, Igli Tares. /Telegrafi/