Please enter at least 3 characters.

Vaksinimi i rremë në Itali, një infermiere u injektoi pacientëve vaksinën në një faculetë

2021/12/8d1fbc67-0d88-4a88-8273-e335f5300c72.jpg

Tre persona janë arrestuar në Itali për shpërndarjen e certifikatave të coronavirusit pas një vaksinimi fals.

Gjegjësisht, pamjet e vëzhgimit tregojnë infermieren Anna Maria Lo Brano duke pretenduar se i vaksinon pacientët.

Ajo e hodhi përmbajtjen e injeksionit në një faculetë  para se të prekte shpatullat e pacientëve.

Gjithçka ka ndodhur në Palermo ndërsa videon e ka publikuar policia.

Përveç infermieres së përmendur, u arrestua edhe lideri i lëvizjes lokale kundër vaksinimit Filippo Accetta dhe një pjesëmarrës aktiv në protestë Giuseppe Tomasino. /Telegrafi/