Please enter at least 3 characters.

Vajza maltretohet nga babai, Policia ndalon të dyshuarin deri në këndellje

2018/11/dhuna-ndaj-grave.jpg

Policia e Kosovës raportoi se një vajzë e mitur ka raportuar se është maltretuar nga babai i saj.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë, të hënën në ora 19:00.

Policia e Kosovës njoftoi se është njoftuar Qendra për Punë Sociale, ndërsa viktima është dërguar tek të afërmit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet deri në këndellje. Rasti është në procedurë të rregullt. /Telegrafi/