Vajgl: Zgjedhjet në Maqedoni të jenë korrekte dhe demokratike
16:"Vlatko Perkovski
24/11/2016
Në Maqedoni do të vijë nesër një delegacion i Parlamentit evropian (PE). Në qendër të bisedimeve me përfaqësuesit e partive politike do të jenë zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raportuesi për Maqedoni në PE, Ivo Vajgl pret që këto zgjedhje të jenë korrekte, transparente dhe demokratike. Vajgl bën të ditur se delegacioni do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me prokuroren speciale publike, Katica Janeva./Telegrafi/


