Please enter at least 3 characters.

UT fiton grante të reja nga programi ERASMUS+

2016/01/program-i-be-s-euml-ldquo-erasmus-rdquo-mund-euml-si-t-euml-reja-p-euml-r-projekte-t-euml-rinis-euml-kosovare_hd.jpg

Sot, Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu realizoi takim pune me drejtorin e Agjencionit për arsim evropian dhe mobilitet, Darko Dimitrov.

Në këtë takim u bisedua për zbatimin e programit ERASMUS+, mundësitë të cilat u ofrohen institucioneve të arsimit të lartë në suaza të këtij programi, si dhe iniciativa tjera që janë në kompetenca të Agjencionit për arsim evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shuma e ndarë për grantet e dedikuara Universitetit të Tetovës arrin shumën mbi 250.000 euro dhe afati i implementimit janë dy vitet e ardhëshme dhe këto grante do të ju mundësojnë studentëve në shkëmbim dhe stafit arsimor të UT, zgjerimin e diturive të tyre dhe krijimin e një kurikulumi të ri për ciklin e dytë studimor në temat e studimeve interkulturore./Telegrafi/