Please enter at least 3 characters.

Ushtari ukrainas shfaq kreativitetin e tij nga vija e frontit – brenda istikameve tregon kryeveprat – skulpturat e punuara

2023/04/skulptura.jpg

Ushtarët ukrainas përveç që po mbrojnë atdheun e tyre nga forcat pushtuese ruse, ata në kohë të lirë po shfaqin kreativitetin e tyre në fushën e artit.

Një video amatore nga istikamet, shfaq një ushtar ukrainas i cili krijon vepra artistike – pra skulptura që vërtetë janë të mrekullueshme, transmeton Telegrafi.

Ushtari shihej i gëzuar që po shfaq kreativitetin e tij, dhe për asnjë moment nuk hezitoi t’i tregoj masës krijimtarinë e tij.

Ky nuk është pjesëtari i vetëm i forcave mbrojtëse të Ukrainë që ka shfaqur talentin e tij në fushëbetejë.

Më herët shumë bashkëluftëtarë të tij kanë vallëzuar, kënduar e madje edhe aktruar – pavarësisht se ishin me rroba ushtarake dhe gjendeshin pak metra larg pikës së nxehtë. /Telegrafi/