Ushtari që i shpëtoi ekzekutimit të ISIS: Hëngri vetëm insekte dhe krimba (Video)
Në fakt, kur së bashku me mijëra ushtarë të tjerë po përgatitej që të shpëtonte nga një bazë ushtarake, militantët i kapen në një pallat në Tikrit, ku lideri irakian, Sadam Husein, dikur jetonte, transmeton Telegrafi.
Ai pohon se xhihadistët e kanë mbajtur në një kontejner anijesh para se ta rreshtonin për toke me një grup prej dhjetë personash.
Kadhim ishte i katërti në rend për tu ekzekutuar. Pasi e vranë personin e parë, gjaku i tij ‘shpërlau’ fytyrën e tij. Edhe pse plumbi nuk e goditi, ai ra për toke. Për orë të tëra më pas nuk lëvizi nga vendi.
Kur errësira ra, ai filloi të ikte. Me duart e tij të lidhura, ai arriti në lumin Tigër. Atje u takua me një person të plagosur rëndë, ku ia zgjidhi duart.
Kadhim qëndroi për tre ditë rresht me Abbas-in në brigjet e lumit. Ai hëngri vetëm insekte dhe krimba.
Ai u përpoq që të shpëtoj dhe gjatë një nate, filloi ta kaloj lumin duke notuar. Pavarësisht rrymave të forta ujore, ai pati sukses, transmeton Telegrafi.
Kur më në fund, në një mëngjes arriti tek një shtëpi, gëzimi i tij nuk njihte kufij.
Një familje e gostiti, duke i shërbyer kos dhe vezë për mëngjes. Ky ishte ushqimi i parë i vërtetë, pas disa ditësh pa ngrënë siç duhet.
Më pas ai u transferua në Al Alam, ku kaloi dy javë në shtëpinë e Sheikut Kamis Al Yubour, i cili ndihmon ushtarët irakianë që të shpëtojnë nga xhihadistët.
Kur sheiku vlerësoi se Ali ishte në gjendje të udhëtoj, e dërgoi atë në qytetin Erbil.
Atje u takua me xhaxhain që kishte fluturuar nga Naxhafi. Ditën tjetër, ai më në fund arriti në shtëpinë dhe familjen e tij. /Telegrafi/


