Urdhri i Mjekëve: Ka korrupsion të lartë
“Dje kam bërë një prononcim për të dhënat statistikore të INSTAT për shëndetësinë sepse është shifër goxha e lartë, që 71% e rryshfetëmarrësve janë paguar nga mjekë dhe kjo ka shpjegimin e vet, dhe janë më të shumta rastet e marrdhënieve të rryshfetpaguesit me mjekët dhe nga ana tjetër, mjekësia duke qenë profesion shumë delikat, edhe toleranca ndaj këtij shërbimi është e ulët”, tha zoti Abazi, dhe theksoi se “në shumicën e rasteve qytetarët e përgatisin rryshfetin para se të shkojnë tek mjeku, duke pasur parasysh një shërbim shëndetësor që nuk i përgjigjet standarteve të duhura, duke parë një motiv mjekësh jo në shkallën e duhur, jo ashtu siç duhet ta presë mjeku qytetarin, ata janë të përgatitur për të paguar para”, citoi Ora News.
Presidenti i Urdhrit të Mjekëve tha gjithashtu se “mungesa e aparaturave, e detyron qytetarin të shkojë i përgatitur për t`u trajtuar në mënyrë të diferencuar nga mjeku dhe në këtë drejtim faji është i dyanshëm, sepse ata qytetarë japin e marrin, por edhe nëse mjeku nuk ka ndërmend të korruptohet, qytetarët e korruptojnë mjekun.”
“Arrestimi i tre personave për trafikimin e ilaçave të QSUT-së, është një krim i rëndë dhe duhet ndëshkuar”, nënvizoi zoti Abazi.
“Të gjithë jemi dëshmitarë që mjekësia vuan më tepër për menaxhim sesa për financa”, tha ai. /Telegrafi/


