Please enter at least 3 characters.

Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj më 12 korrik

2022/02/kompleksi-Universitar-i-Prishtines-UP-se-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpallë konkurs për pranimin e studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022.

Këtë e ka bërë publike vetë institucioni, përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur maturantë. Njoftoheni që Universiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina' do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022”, thuhet në njoftimin e UP-së.

"Deri në hapjen e konkursit, ju mund të kuptoni më shumë rreth mundësive të studimit në UP, duke shfletuar uebfaqen zyrtare www.uni-pr.edu ose ueb faqet e fakulteteve përkatëse: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,34".

Ndryshe, gjatë këtij viti testi të maturës iu nënshtruan 22 mijë maturantë. /Telegrafi/