Please enter at least 3 characters.

Univeristeti i Prishtinës: Isa Mustafa nuk ka marrë asnjë pagë nga UP, që nga dhjetori i vitit 2016

2020/06/rektorati.jpg
14:"Ridvan Slivova

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar ndaj akuzave të një organizate studentore se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, është paguar nga viti 2016 pa mbajtur fare mësim në UP.

Në reagimin e UP-së thuhet se ndaj Mustafës nuk është ekzekutuar asnjë pagesë.

“Universiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina' reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Universiteti i Prishtinës mbetet i hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin, thuhet në reagim. /Telegrafi/