Please enter at least 3 characters.

Unitedi interesohet për Manolas

2016/05/KostasManolasRomavCarpiFCSerieXVlp2GM5p53x.jpg

Pas Chelseat, tani Manchester United raportohet se është takuar me mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, për të diskutuar mundësinë e transferimit të tij.

Gregu ka shkëlqyer sivjet për klubin kryeqytetas që nga ardhja e Luciano Spallettit në janar.

Sipas SkySport Italia, tani Djajtë e Kuq janë takuar me agjentin e lojtarit dhe kanë nisur negociatat. Jose Mourinho pritet të marrë postin e kryetrajnerit në Old Trafford dhe thuhet se ai është fans i madh i lojtarit.

Lexo më shumë:Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Roma për shërbimet e Manolasit kërkon rreth 40 milionë euro. Për të thuhet se është interesuar edhe Arsenali.