United refuzon gjigantët gjermanë për Januzaj
20/08/2015
Më parë ishte raportuar se BVB kishte shfaqur interesim për mesfushori 20-vjeçari, por tani sipas ‘Sky Sport’, thuhet se trajneri Louis van Gaal e ka refuzuar edhe ofertën e klubit gjerman, pasi ai e shikon shqiptarin si një lojtar mjaftë të nevojshëm për ekipin e tij në këtë sezon, transmeton Telegrafi.
Januzaj ka startuar në të dy ndeshjet e ‘Djajve të Kuq’ në Ligën Premier dhe në atë kundër Aston Villas ka arritur edhe të shënojë golin e fitores për ekipin anglez.
Për atë janë të interesuar edhe shumë ekipe angleze, por siç duket loja e mire e tij ka bërë që Van Gaal t’i refuzon të gjitha ekipet e interesuara dhe t’a mbaj atë edhe për një vit në skuadër. /Telegrafi/


