Please enter at least 3 characters.

United prezanton numrat e ri për transferimet e këtij sezoni - Hojlund zgjedh fanellë me numër 11

2023/09/Screenshot-2023-09-03-131055.png

Përpara përballjes në udhëtim te Arsenali , Manchester United ka konfirmuar numrat për pesë nënshkrimet e reja për sezonin 2023/24.

Portieri turk Altay Bayindir, mbrojtësi spanjoll Sergio Reguilon dhe veterani Jonny Evans nënshkruan në ditën e fundit, së bashku me mesfushorin maroken Sofyan Amrabat , duke forcuar skuadrën e Erik ten Hag për sezonin e tij të dytë në krye.

United tani ka zyrtarizuar edhe numrat që do të bartin futbollistët e tyre të ri për sezonin 2023/24.0

Talenti i madh danez Rasmus Hojlund ka marrë fanellën me numër 11 për sezonin e tij të parë në United, ndërsa  Alejandro Garnacho tani do të veshë 17 në vend të 49.

Reprezentuesi turk Altay Bayindir ka marrë fanellën me numër 1 për sezonin e tij të parë në klub.

Ndërkohë mbrojtësit Sergio Reugilon ka marrë fanellën me numër 15 e Johny Evans atë me numër 35.

United ka njoftuar se numrin e Sofyan Ambrabat do ta zbulojnë ditëve të ardhshme sapo të përfundojë regjistrimi i tij pas lëvizjes së tij huazuese nga Fiorentina. /Telegrafi/