United humb nga PSG, Ibra në shënjestër (VIDEO)
Skuadra franceze ishte jashtëzakonisht e rrezikshme në fazën ofensive, ku mbrojtja e Djajve të Kuq kishte shumë probleme.
Në takimin e zhvilluar në Soldier Field në Chicago e që e ndoqën 61.351 tifozë, fitorja u vendos që në pjesën e parë kur edhe u shënuan të dy golat.
Matteo Darmian, Phil Jones, Daley Blind e Luke Shaw ishin të pafuqishëm përballë dyshes së PSG-së, Blaise Matuidi dhe Zlatan Ibrahimovic.
Në minutën e 25-të, futbollisti francez pranoi një top dhe nuk arriti të ndalej nga Jones dhe Shaw, të cilët ishin po ashtu fajtorë edhe në golin e dytë të realizuar nga suedezi (34’).
Fitorja e tretë e PSG-së në katër ndeshje, bëri që të kishte kryesimin në ICC, para New York Red Bulls me goldiferencë dhe me një pikë më shumë se Unitedi që ishte kampion nga viti i kaluar. /Telegrafi/


