Please enter at least 3 characters.

United bën edhe ofertën dytë për Sadio Mane

2016/01/united-b-euml-n-edhe-ofert-euml-n-dyt-euml-p-euml-r-sadio-mane_hd.jpg

‘Djajtë e Kuq’, dështuan të sigurojnë shërbimet e Pedro Rodriguez dhe tani ata janë rikthyer me të gjithë forcat drejt mesfushorit 23-vjeçar, transmeton Telegrafi.

Sipas gazetarit Jason Burt nga ‘Telegraph’, oferta e parë e ekipit të Louis van Gaal në vlerë prej 15 milionë funteve ishte hedhur poshtë nga Southamptoni, por tani ata kanë përgatitur një të dytë.

Besohet se oferta e dytë e njëzetë herë kampionëve anglez është rreth 20 milionë funte, shifër që është më e madhe se ajo që United kishte ofruar për Pedron.

Edhe pse trajneri Roland Koeman ka shpreh interesim të mbaj lojtarin, kjo ofertë vështir se do të refuzohet nga drejtuesit e The Saints. /Telegrafi/