Unioni i Turizmit sjell trajnim profesional për kamarier: Apliko tani dhe ndërto karrierën tënde në gastronomi
Një shërbim i mirë në restorant nuk lidhet vetëm me mënyrën se si servohet ushqimi. Komunikimi me klientin, organizimi i punës, njohja e standardeve profesionale dhe bashkëpunimi me ekipin janë elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në përvojën e mysafirit dhe në cilësinë e shërbimit.
Për të gjithë ata që duan të hyjnë në industrinë e gastronomisë ose të avancojnë aftësitë e tyre profesionale, Akademia e Turizmit organizon Trajnimin Profesional – Shërbim Restoranti (Kamarier), i cili fillon gjatë muajit shtator.
Programi është konceptuar me fokus te aftësitë praktike që kërkohen në punën e përditshme në restorante dhe në sektorin e mikpritjes. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë teknikat profesionale të shërbimit, etikën profesionale në gastronomi, organizimin dhe menaxhimin e restorantit, si dhe mënyrën e duhur të komunikimit dhe kujdesit ndaj klientëve.
Një pjesë e rëndësishme e programit i kushtohet edhe punës në ekip dhe organizimit profesional të detyrave, duke i përgatitur pjesëmarrësit për situata reale që mund t’i hasin gjatë punës.
Trajnimi do të zhvillohet nga trajnerë ndërkombëtarë me përvojë në industrinë e hotelerisë dhe gastronomisë, ndërsa pas përfundimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë ndërkombëtarisht të njohur nga American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI).
Ky program u drejtohet të rinjve dhe të gjithë personave që duan të krijojnë një bazë profesionale për punësim dhe zhvillim të mëtejshëm në gastronomi dhe hoteleri.
Nëse e shihni veten duke ndërtuar karrierë në gastronomi, niseni me aftësitë që kërkon puna reale. Aplikoni në akademiaeturizmit-ks.com dhe bëhuni pjesë e trajnimit që fillon në shtator.
Kjo iniciativë mbështetet nga Matching Skills to Jobs – MSJ, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact.


