Please enter at least 3 characters.

Ukraina shkatërron aeroplan, helikopter dhe sisteme të mbrojtjes ajrore ruse

Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Ukrainës kanë njoftuar për një seri sulmesh të suksesshme ndaj objektivave ushtarake ruse.

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një aeroplan amfib Be-200 “Altair” dhe një helikopter Ka-27 në qytetin rus Yeysk.

Lajmi u bë i ditur nga komandanti i SBS-së, Robert Brovdi, i njohur me nofkën “Magyar”, i cili tha se operacioni është realizuar gjatë natës së 15 majit.

Sipas tij, dronët ukrainas kanë goditur gjithashtu sistemet ruse të mbrojtjes ajrore Pantsir dhe Tor, si dhe një anije transporti mallrash, një lokomotivë dhe pajisje të tjera ushtarake ruse.

“Gjatë natës së 15 majit, njësia ‘Birds’ e SBS-së kreu 55 goditje ndaj 23 objektivave ushtarake”, deklaroi Brovdi.

Autoritetet ruse deri më tani nuk kanë komentuar mbi pretendimet e Ukrainës, ndërsa lufta me dronë mes dy palëve vazhdon të intensifikohet në disa rajone. /Telegrafi/