Please enter at least 3 characters.

UEFA: Të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës fillojnë me një minutë heshtje

2018/03/astori-1.jpg

Të gjitha klubet që luajnë në Ligën e Kampionëve dhe Ligës e Evropës këtë javë do të respektojnë heshtjen e një minute në ndeshjet e tyre në kujtim të mbrojtësi të vdekur italian, Davide Astori.

Astori vdiq tragjikisht në orët e tij e mbrëmjes sa ishte në gjumë para ndeshjes së Fiorentinës kundër Udineses të shtunën.

Vdekja e tij shokoi botën e futbollin dhe shumë lojtarë dhe klube nga Serie A dhe gjithë bota u solidarizuan duke dhënë ngushëllimet e tyre.

Federata Italiane në nder të tij vendosi që të anuloj të gjitha ndeshjet e së dielës, ku ndër to ishte edhe Derby della Madonnina.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe UEFA njoftoi gjestin e respektit në të gjitha garat e tij.

Drejtuesit e UEFA-s vendosën së të gjitha klubet që luajnë këtë javë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës duhet t'i fillojnë ndeshjet me një minutë heshtje në shenj kujtimi.

Juventusi, Roma, Milani dhe Lazio janë katër klubet që ende përfaqësojnë Italinë në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Ndryshe, Astori vdiq në moshën 31-vjeçare dhe lajmet e para thonë se ai pësoi infarkt, por autopsia e tij do të heq të gjitha dilemat e vdekjes së tij gjatë të martës. /Telegrafi/