Please enter at least 3 characters.

UEFA hap procedurë disiplinore kundër Malit të Zi lidhur me sjelljet e tifozëve në ndeshjen kundër Anglisë

2019/03/Raheem-Sterling-e1553605659694.jpg
316:"PODGORICA, MONTENEGRO - MARCH 25: Raheem Sterling of England celebrates after scoring his team's fifth goal during the 2020 UEFA European Championships Group A qualifying match between Montenegro and England at Podgorica City Stadium on March 25, 2019 in Podgorica, Montenegro. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Anglisë fitoi me rezultat 1-5 kundër asaj të Malit të Zi, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në "Euro 2020".

Ndeshja u luajt në Podgoricë  në stadiumin e qyteti, por ishin tifozët vendas që tejkaluan limitet ndoshta të nervozuar nga rezultati.

Ata fyen lojtarët kundërshtarë Raheem Sterling, Danny Rose dhe Callum Hudson-Odoi në baza racore dhe të tre këta, përfshirë trajnerin e përfaqësueses Gareth Southgate reaguan pas ndeshjes.

Danny Rose gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Të gjithë këta i kërkuan UEFA-s të merren me rastin në fjalë që ky fenomen mos të përsëritet në të ardhmen pasi gjëra të tilla nuk kanë vend në futboll.

Sot (e martë), UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Malit të Zi, ku do të hetojë sjellën e tifozëve. Ata do të shikojnë me detaje pamjet, ku do të analizojnë nëse ka pasur fyerje në baza racore, por edhe hedhje të gjësendeve në fushë.

Në rast se Mali i Zi shpallet fajtor rrezikojnë të luajë në ndeshjen e ardhshme pa tifozë, por edhe të dënohet federata me para në formë gjobe.

Kujtojmë se në ndeshjen e radhës Mali i Zi luan kundër Kosovës me 7 qershor. /Telegrafi/