Please enter at least 3 characters.

U përmend disa herë në BBVA nga Luizi, Arjola i kundërpërgjigjet: Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde

2023/04/collage-9-2-scaled.jpg

Emri i Arjola Demirit u përmend disa herë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania saktësisht nga Luiz Ejlli.

Ky i fundit ka folur disa herë për të, duke thënë se në edicionin e parë u viktimizua shumë dhe përmendte tërë kohën fëmijët.

Teksa në një bisedë me Efin u përmend sërish nga artisti shkodran, aktorja ka reaguar ashpër me një postim.

Foto: Screenshot/Instagram

Shkrimi i plotë i Demirit:

“Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive. 6-7 herë më ka përmendur emrin deri tani. Nëse të gjitha femrat viktimizohen si Arjola Demiri. Ftoj Luizin të mos zgjedhë viktima reale për të çuar lojën përpara.Femrat e zonja dhe luftarake duket që e shqetësojnë, ndaj i përçmon, lufton, përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetë reale.Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde.Pema me kokrra, gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush.Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram