Please enter at least 3 characters.

U përdor arma gjatë një përleshje në Prishtinë – policia në kërkim të dy personave

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 22:10 në kryeqytet.

Policia ka njoftuar se gjatë një përleshje mes dy të dyshuarve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gas.

Të dyshuarit janë në kërkim të policisë dhe rasti vazhdon të jetë në hetime. /Telegrafi/