Turma e protestuesve anti-izraelitë kishin bllokuar rrugët, policia amerikane evakuon sheshin Times – gjen granatë dore në Uber
03/03/2024
Sheshi Time në New York është evakuuar, pasi policia gjeti një granatë dore brenda një “uber” derisa po zhvillohej një protestë kundër Izraelit.
Pajisja shpërthyese është lokalizuar në ulësen e pasme të veturës në Manhattan, transmeton Telegrafi.
Shoferi i Uber po kthehej për të përshëndetur një klient të cilin e kishte dërguar në rrugën 42, kur pa në ulësen e pasme një mjet shpërthyes.
Ai menjëherë kishte informuar policinë që nxorën në terren njësitë e deminimit.
E për të parandaluar më të keqen, policia ndali protestuesit që kishin dalë nëpër rrugë për të kundërshtuar veprimet e ushtrisë izraelite.
Kjo ia shkaktoi paksa punën policisë, për faktin se kishte numër të madh të pjesëmarrësve në protestë. /Telegrafi/


