Please enter at least 3 characters.

Tuchel zyrtarizohet si trajneri i PSG-së

2018/05/Tuchel.jpg
293:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 07: Coach Thomas Tuchel of Borussia Dortmund protests to the referee during the UEFA Champions League group F match between Real Madrid CF and Borussia Dortmund at Estadio Santiago Bernabeu on December 7, 2016 in Madrid, . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se gjermani Thomas Tuchel do të jetë trajner i ri i skuadrës së tyre.

Unai Emery ka deklaruar se do të largohet nga kampioni spanjoll në fund të sezonit 2017/18.

Edhe drejtuesit parisien ishin gati për largimin e spanjollit dhe që një kohë janë në kërkim të trajnerit të ri dhe tani si duket e kanë gjetur.

Është ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Tuchel, i cili është zgjedhur nga drejtuesit e PSG-së si pasues i Emeryt.

Tuchel ka fituar trofe me Dortmundin (Getty Images)

Vet klubi i madh francez ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Tuchelin.

Tuchel ka nënshkruar marrëveshje të vlefshme për dy vite me klubin parisien.

"Jam shumë i lumtur të mirëpres Thomas Tuchelin si trajner të ri të Paris Saint-Germain", ka deklaruar presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi.

"Është një gëzim, krenari dhe ambicie e madhe që unë të bashkohem me këtë klub të madh botëror të futbollit siç është Paris Saint-Germain", deklaroi Tuchel  pas nënshkrimit të kontratës së tij. /Telegrafi/